Transmetuar më 27-09-2017, 14:40

Një familje turistësh shqiptar në Llogara, kanë gjetur një çantë plot me para dhe i kanë dorëzuar në polici. Në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, policia ka sekuestruar shumën monetare dhe ka proçeduar penalisht dy shtetas ukrainas për mosdeklarim të ardhurash.

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brendësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë euro, të gjetur në zonën e Llogarasë.

Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë strukturave policore. Lidhur me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare prej dy shtetas ukrainas.

Në përfundim të hetimeve pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur proçedimi penal për shtetasit S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". /b.l/noa.al/