Transmetuar më 23-09-2017, 20:08

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë teksa luhej takimi Skënderbeu-Partizani.

Mësohet se një tifoz ka ndërruar jetë teksa po shihte takimin në stadium.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20’ të ndeshjes,  ndërsa tifozi ndodhej i ulur në tribunën B në stadiumin e Korçës.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes së shtetasit A.T., rreth 65 vjeç, ka qenë infrakti në zemër.

Shtetasi banonte në lagjen nr 2 në Korçë./a.k/noa.al/