Transmetuar më 23-09-2017, 18:17

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën sot ku xhaxhai masakroi me thikë nipin e tij.

62-vjeçari Bujar Kuçi raportohet se ka qëlluar me thikë 33-vjeçarin Mirsad Kuçi, në gjendje të dehur.

Shkodranews ka publikuar edhe fotot e 33-vjeçarit që mbeti i vdekur.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen Vojo Kushi, në afërsi të teatrit "Migjeni".

Falë veprimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/