Transmetuar më 23-09-2017, 11:36

Qyteti i Elbasanit shënoi nisjen e operacioneve masive për goditjen e elementëve kriminal dhe bllokimin e mjeteve luksoze të ardhura nga krimi.

Më pas ditën e djeshme “Vjeshtë 2017” zbriti në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa paraditen e sotme, e shtunë ka vijuar në Fier.

Nisur nga këto kontrolle, policia e Fierit ka shoqëruar në ambientet e komisariatit për verifikime 16 makina luksoze nga të cilat njëra është e blinduar, të cilat dyshohet se janë të trafikuara.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit Eldison H., 21 vjeç, banues në Fier dhe Idris S., 46 vjeç, banues në Lushnje.

Këta dy persona kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqëronit të tyre në komisariat për shkeljet e konstatuara.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, do vijoi operacioni për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara si edhe goditjen e grupeve kriminale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale. /b.l/noa.al/