Transmetuar më 23-09-2017, 07:52

Një grup familjarësh janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme me stafin e infermiereve në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT.

Ata kanë insistuar që fëmijës së tyre t’ia bëjnë vizitën pa radhë, ndërkohë që në orarin kur ndodhi ngjarja, rreth orës 22:20 aty ka shumë fluks.

Krahas të çarave në fyt dhe gjoks, infermierja ka marrë të goditura në ije dhe bark nga të afërmit e tjerë. Para familjes në fjalë ndodheshin edhe shumë prindër të tjerë me fëmijë të cilët prisnin të njëjtin shërbim.

Të tmerruar nga skenat në fjalë stafi në turn kanë njoftuar forcat e rendit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë që dhunonin stafin gjyshi dhe nipi i familjes kanë kërcënuar personat që hynë për të mbrojtur personelin me fjalët: Ikni se ju futa thikën! 

Menjëherë janë lajmëruar forcat e rendit, të cilët kanë bërë shoqërimin e familjes në komisariatin nr.4 të kryeqytetit. /b.l/noa.al/