Transmetuar më 22-09-2017, 21:26

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së vrasjes së 42-vjeçarit me inicialet A.K. banues në Blliçe të dibrës.

Policia thotë se autori i dyshuar i vrasjes është Viktor Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër. Në njoftimn e policisë së Dibrës thuhet se ky person është vetëdorëzuar në komisariat.

Nga deklarimet paraprake dyshohet  se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.

Gjithsesi, do të jenë hetimet e Prokurorisë që do të nxjerrin në ditë edhe dinamikën e ngjarjes.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 03.30 të mëngjesit të sotëm, ku policia është lajmëruar nga urgjenca e spitalit se ka ardhur i vrarë me armë zjarri Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe të Dibër. /k.k/noa.al/