Transmetuar më 22-09-2017, 19:34

Një grup prej 4 të burgosurish u arratisën nga një burg në Misisipi, për të vjedhur një dyqan dhe më pas u rikthyen në qeli pa u zbuluar nga policia.

Levontaye Ellington, Travis Baker, Maurice Robertson dhe Jacquiez Ëilliams  u larguan nga burgu të martën duke kapërcyer mbi mur rrethues. Më pas ata ecën më pak se 1 milje larg nga burgu dhe shkuan në një zinxhir dyqanesh, ku u kapën nga kamerat duke grabitur mallra, tha policia.

Por në vend që të arratiseshin, pasi ikën nga dyqanet katër të të burgosurit u rikthyen përsëri në burg dhe më pas u zbuluan. Ata kishin dalë vetëm për të vjedhur artikuj të ndryshëm në mënyrë që ti shisnin në burg.

“Ata vodhën cigare, çakmakë cigaresh, telefona dhe artikuj të thjeshtë, të cilat mendonin t’i shisnin në burg,”-tha shefi i policisë së Lexington Robert Kirklin. /k.k/noa.al/