Transmetuar më 22-09-2017, 18:56

Sia publikoi ditën e djeshme klipin zyrtar të këngës më të re “Rainbow”, e cila do të jetë kolona zanore e filmit të animuar “My Little Pony” (ku Sia gjithashtu do të bëjë zërin e Songbird Serenade).

Sigurisht që nuk do të kishte më kuptim një klip muzikor i këngëtares pa balerinën e saj të preferuar, Maddie Ziegler, e cila me kërcimin e saj konteporan lëviz mbi një dysheme të përmbytur. Si zakonisht, Sia nuk është pjesë e klipit.

Sia është një këngëtare 40-vjecare, nga Australia, e cila gjatë quhet Sia Furler. Ajo erdhi për here të parë në skenë më 2005 pas këngës Breathe Me, megjithatë ende nuk ishte bërë shumë e njohur.

Famën më të madhe e mori si një tekstshkruajtëse. Sidoqoftë Sia dëshironte të qëndronte larg vëmendjes së njerëzve.

Sa i përket karakterit të këngëtares, Sia Furler është një person shumë pozitiv, që më shumë i kushton rëndësi interpretimit në një këngë, se luksit dhe skenave të ndryshme. /b.l/noa.al/