Transmetuar më 22-09-2017, 14:50

Një person është vënë nën hetim për shkak të transfertave të dyshimta të parave që kryente.

Gjatë ditës së djeshme, e enjte nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Berati, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.S, 43 vjeç, banues në Berat.

Ai dyshohet se ka kryer transferta bankare të dyshimta, në shuma të konsiderueshme valutë e lekë, të cilat nuk justifikojnë burimin e këtyre të ardhurave.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar aktivitetin ku mund të jetë përfshirë.

Ndërkohë ndaj 43-vjeçarit materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /a.y/noa.al