Transmetuar më 22-09-2017, 14:46

Një qenush qan pas zgjimit nga një operacion për sterilizimin e tij, në Baltimora në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por i vogli nuk është i vetëm për t’u përballur në këtë moment frike. Me të është edhe veterineri i cili e mban në krah të mbështjellë me një batanie.

Ndërkohë që ai ka zgjedhur t’i edhe këndojë ëmbëlsisht për ta qetësuar, pikërisht siç  do kishte zgjedhur të bënte çdo prind për fëmijën e tij.

Video është xhiruar në klinikë, dhe nga momenti që është hedhur në internet po bën xhiron e botës pasi ka prekur miliona persona.

Këlyshi në fillim ishte trembur dhe me dhimbje, por pak nga pak, me qëndrimin në krahët e veterinerit pushon së qari dhe qetësohet. /b.l/noa.al/