Transmetuar më 22-09-2017, 14:29

Një nënë 32 vjeçare ka lindur në mënyrë natyrale dy binjakë të ngjitur, të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale emergjente. Mësohet se foshnjat e sapolindura janë të ngjitura në abdomen dhe kjo ka bërë që të mos dihet ende gjinia e tyre.

Mjekët janë shprehur se operacioni është i vështirë, pasi foshnjet kanë një kordon kërthizor. Binjakët kanë lindur më 2 shtator dhe secili fëmijë ka të gjitha gjymtyrët dhe organet vitale.

Mësohet se 32 vjeçarja lindi në një spital në Uttar Pradesh në Indinë Verior. Imazhet e pabesueshme tregojnë binjakët e lidhur, gjinia e të cilëve është e panjohur për shkak të mënyrës se si janë bashkuar.

Dr Rahul Aggarwal, një kirurg pediatër në Spitalin Bhawani Prasad, i cili priti binjakët gjatë lindjes tha: "Nëna kishte filluar me dhimbje të forta kur arriti në spital. Dhe kur bëmë një ekografi ajo konfirmoi se ajo ishte duke pritur binjakët, por nuk kishte asnjë ide për ngjitjen e tyre pasi nuk kishte pasur ndonjë eko të mëparshme”, tha doktori.

Dy binjakët kanë organet e tyre jetësore, por kanë nevojë për kujdes mjekësor për të siguruar mbijetesën e tyre.

Dr Aggarwal shtoi: "Gjinia e këtyre foshnjave do të zbulohet vetëm gjatë operacionit. Secili prej tyre kishte katër gjymtyrë dhe një zemër dhe organe të tjera, por duke u bashkangjitur në bark dhe duke ndarë të njëjtin kordon kërthizor, bëri që sfida e qarkullimit të gjakut të jetë e vështirë”.

Fëmijët ndajnë lidhjen e tyre të veçantë me njeri- tjetrin dhe nëse njeri prej tyre do të prekej do të reagonte edhe tjetri./b.l/noa.al/