Transmetuar më 22-09-2017, 14:24

Dy persona kanë humbur jetën në mënyrë të dhimbshme në dy raste të ndryshme, njëri në Lezhë dhe tjetri në Tropojë.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Kotërr të Lezhës, ka rënë nga shkallët e bodrumit të banesës 86-vjeçarja V.Z.

Gruaja dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të humbjes së ekuilibrit prej pleqërisë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.  

Rasti i dytë ka ndodhur në Tropojë, ku viktimë ka mbetur një burrë.

Në fshatin Shumicë mesditën e së enjtes, 60-vjeçari M.M., aksidentalisht është rrëzuar nga pema dhe ka humbur jetën.

Për të dyja këto raste materialet iu referuan për vlerësim Prokurorive të rretheve përkatëse, ky dyshohet për ngjarje aksidentale. /a.y/noa.al