Transmetuar më 22-09-2017, 14:08

Dalin detaje nga operacion masiv i policisë së Vlorës, për kapjen e personave të përfshirë në veprimtari kriminale, i nisur qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjatë këtij operacioni u vu në pranga një person, u sekuestrua një automjet luksoz, një pistoletë, lëndë narkotike dhe 6 mijë euro.

Në vijim të zbatimit të Planit Operacional “Vjeshtë 2017”, policia e Vlorës, në bashkëpunim me "Delta Forcë", kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme, si edhe shtetasit përfshirës në vepra të tjera penale.

Kontrollet janë ushtruar ndaj ambienteve, automjeteve, dhe personave të ndryshëm.

Nisur nga këto kontrolle të befasishme, policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime më të imtësishme, disa automjete, si edhe shtetasit të cilët kanë rezultuar të pa pajisur me dokumentacione përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Nisur nga këto kontrolle është arrestuar në flagrancë Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Të riut gjatë kontrollit të automjetit iu konstatua disa gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën me qira që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, një shumë vlerash monetare prej 6000 euro si edhe disa aparate të ndryshme celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Aktualisht vijojnë kontrollet nga ana e policisë si edhe po punohet për verifikimin e automjeteve dhe shtetasve të cilët janë shoqëruar ditën e sotme në ambientet e policisë. /a.y/noa.al

Një i arrestuar dhe 29 të shoqëruar në Elbasan. Çako: Aksioni masiv, do shtrihet në çdo qytet