Transmetuar më 22-09-2017, 13:23

Vihet në pranga autori i dyshuar për plagosjen e efektivit të policisë në periferi të Tiranës.

Shërbimet e policisë Tiranë kapën mesditën e sotme, 20-vjeçarin Ramadan Marku, banues në Kamëz, i cili dyshohet se plagosi me thikë gjatë orarit të shërbimit punonjësin e patrullës Z.P.

Marku, është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku në sallën e komandimit të policisë së kryeqytetit ka ardhur njoftimi për një punonjës policie të plagosur me mjet prerës.

Nga verifikimi paraprak rezulton se tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë i planifikuar me shërbim patrullë këmbësore është qëlluar me mjet prerës nga një person.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e plagosjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një gjobe që polici i kishte vendosur mjetit të Markut. /a.y/noa.al