Transmetuar më 22-09-2017, 13:08

Lulzim Basha reagon pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, e mbajtur deri në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, ku pati kundërshti të forta ndaj tij, por edhe përplasje mes vetë demokratëve.

Ai thotë se Partia Demokratike ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit.

“Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”, shkruan Basha në një postim të bërë në Facebook.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme pas katër orë mbledhje të Kryesisë së PD, lideri i demokratëve tha se mbledhja u shoqërua me frymë dialogu dhe debati, ku sipas tij ka qenë brenda kufijve etikë.

Sipas Bashës, procesi do të nisë menjëherë dhe do t’i hapë rrugë vendimeve të tjera që do të merren nga anëtarësia dhe forumet vendimmarrëse të Partisë Demokratike. /a.y/noa.al

Debati i plotë në Kryesinë e PD, si u përplas Jemin Gjana me Valbona Mezinin

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD, Basha: Do e bëjmë forcën tonë politike më të fortë

“Plas” brenda PD-së, Jemin Gjana tenton të godasë kritiken e Bashës