Transmetuar më 22-09-2017, 11:25

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një banesë private në kryeqytet.

Zjarri është shënuar paraditen e sotme në një shtëpi në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet në rrugën "Teodor A’lpen".

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën një katëshe të Petrit Perës, ku për shkak të përmasave të mëdha të tij ka krijuar panik në zonë.

Ndërkohë nuk flitet për persona të lënduar, pasi në momentin e zjarrit nuk ka pasur persona brenda në banesë.

Shërbimet zjarrifkëse dhe ato të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. /a.y/noa.al