Transmetuar më 22-09-2017, 10:56

Një vajzë e vogël vetëm 4 vjeçe gjeti vdekjen duke u qëlluar aksidentalisht me pistoletë, teksa kërkonte karamele në çantën e gjyshes.

Ngjarja shokuese ka ndodhur më 15 shtator në Florida, teksa e vogla Yanelly “Nelly” Zoller ishte në shtëpi me gjyshërit e saj në Tampa.

E mitura po kontrollonte çantën e gjyshes kur gjeti pistoletën brenda saj dhe shkrepi këmbëzën, duke qëlluar veten për vdekje.

“Donte vetëm një karamele, një karamele të mallkuar”, tha gjyshja, Shane Zoller për mediat vendase.

E moshuara shpjegoi se e bija jetonte pranë saj dhe se shpesh mbesa rrinte me ta.

“Ishte aq e lumtur kur rinte me ne, nuk e besoj dot çfarë në ndodhi”, thotë Shane e dëshpëruar, shkruan noa.al. Policia e Tampa po heton lidhur me vdekjen e së miturës, ndërkohë që arma rezultonte me leje. /a.y/noa.al