Transmetuar më 22-09-2017, 10:11

Një plagë e infektuar dhe një bakter mishngrënës i ha pjesë nga këmba. 13-vjeçarja australiane nga Queensland, Ella Crofts tha se po lufton prej muajsh kundër këtij bakteri dhe nuk ia ka dalë akoma mbarë, sukë qenë se plagën e ka ende aktive.

“Fillimisht ndjeva një lloj bezdisje në gju dhe dhimbe fyti, më pas nisi të përkeqësohej, duke u bërë gjithnjë e më e kuqe, deri kur pashë që nisa të humbja pjesë mishi”, tha e reja për Daily Mail.

Ajo shton se fillimisht gjetja e diagnozës ishte e vështirë pasi kishte shenja të dukshme infeksioni, por analizat dhe tamponat rezultonin negative dhe mungesa e terapisë e përkeqësonte gjendjen.

Megjithatë mbetet misteri se nga e mori bakterin që u shfaq në muajin prill, i cili është kryesisht i pranishëm në Afrikë.

Teoria e disa shkencëtarëve është se mund të jetë infektuar nga mushkonja. /a.y/noa.al