Transmetuar më 22-09-2017, 09:42

Tre persona janë kapur mat teksa kanë tentuar të vjedhin një banesë në Dropull të Gjirokastrës.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme, ku të dyshuarit tre shtetas algjerianë K.A., 18 vjeç, N.B., 27 vjeç dhe S.Sh., 24 vjeç banues në Algjeri, kanë tentuar të hyjnë për të vjedhur në një banesë.

Tre të rinjtë u vunë në pranga pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit J.R., banues në fshatin Terihat të Dropullit.

Ndaj të dyshuarve materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al