Transmetuar më 22-09-2017, 09:02

Vritet me armë zjarri një person në rrethana të mistershme, i cili është dërguar i pajetë në spitalin e Dibrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30 të mëngjesit të sotëm, ku policia është lajmëruar nga urgjenca e spitalit se ka ardhur i vrarë me armë zjarri Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe të Dibër.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se dy persona të paidentifikuar nga policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete 42-vjeçarin, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.

Nga këqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko-ligjor, rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor.

Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, ku mbetet për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për vrasje apo ngjarje aksidentale.

Nga ana e policisë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme.

Sakaq po bëhet këqyrja e telefonit të viktimës për të zbuluar më shumë, si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën. /a.y/noa.al

Foto ilustruese