Transmetuar më 22-09-2017, 08:54

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve italiane, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

I arrestuari është D. Xh., 39 vjeç, banues në Durrës, i cili u prangos pasditen e djeshme, pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Falsifikimi të dokumenteve” dhe “Vjedhje”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj, ku pritet të vuajë dhe dënimin.

D.Xh., është shpallur në kërkim nga zyra e Interpol Tirana pasi Gjykata e Apelit në Bologna, të Italisë në shkurt të vitit 2013 e ka dënuar me 10 vite burg.

Ndaj të ndaluarit materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al