Transmetuar më 22-09-2017, 08:24

Tentohet të vritet me armë zjarri një person në Gramsh, ku ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjin.

Luan Taragjini, 51 vjeç banues në fshatin Grabovë të Gramshit, akuzohet se mëngjesin e djeshëm në fshatin Taragjin, Njësia Administartive Lenie, Gramsh, dyshohet të ketë tentuar të vrasë me armë gjahu 60-vjeçarin L.T., banues në fshatin Grabovë.

L.T., u dërgua menjëherë në spitalin e Gramshit, ka marrë dëmtime në krahun e djathtë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së Tragjinit, i cili u arrestua pasditen e djeshme, grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 copë fishekë armë gjahu.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi L.T, në orët e para të mëngjesit të së enjtes kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur për të shkuar në Korçë, pasi ka ecur 10 minuta në këmbë, në fshatin Taragjin dyshohet të jetë qëlluar me armë gjahu nga i arrestuari.

Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarje, ndërkohë që policia po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese