Transmetuar më 22-09-2017, 08:11

Ndërsa stinën e nxehtë po e lëmë pas bashkë me plazhin, tashmë si mundësi argëtimi dhe pushimi shihen zonat malore.

Kështu Kryeministri Edi Rama ka nisur promovimin e tyre, ku mëngjesin e sotëm ka publikuar video nga Tamara dhe Razëm në Malësi të Madhe.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të transformimeve urbane në Tamarë e Razëm të Malësisë së Madhe, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Por edhe kësaj radhe qytetarët nuk janë ndalur në komente, kritika madje edhe ofendime ndaj tij.

“Ti të njëjtën gjë po i bën ripërsëritje. E morëm vesh po rregullon. Por shiko hap naj vend pune or pallosh”, shkruan një komentues.

Një tjetër shton se, “1 pyetje kisha. I shikon këto skandale ti qoftë me arsimin, qoftë me ushqimet, qoftë me çmimet që rriten përditë. Apo një aparat dhe duke bërë fotografi. Populli do vepra jo imagjinata me drone dhe fotografi”. /a.y/noa.al