Transmetuar më 22-09-2017, 07:59

Ndahet nga jeta gruaja më e pasur në botë. Bëhet fjalë për aksionisten kryesore të grupit L’Oréal

Liliane Bettencourt, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare këtë të enjte.

Në muajin mars revista “Forbes”, e kishte kurorëzuar si gruan më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar në 39.5 miliardë dollarë.

Vajza e Eugéne Schueller, themeluesit të linjës së njohur kozmetike, Liliane e trashëgoi kompaninë në vitin 1957.

Ajo ishte e veja e ministrit André Bettencourt. Liliane është përfshirë në një sërë skandalesh politiko-financiare, pasi dyshohet se financoi ilegalisht fushatën elektorale të Nicolas Sarkozy. /a.y/noa.al