Transmetuar më 21-09-2017, 19:43

Një ngjarje e tuprshme me protagonistë një çift shqiptar ka ndodhur në Itali.

Një person me origjinë shqiptare ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e martë në Ortona.

Sipas mediave italiane, shqiptari 50-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas kjo e fundit ka lajmëruar policinë.

Pas njoftimit, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar shqiptarin.

Gruaja ka raportuar në polici se dhuna ndaj saj ka ndodhur në sy të së motrës së bashkëshortit dhe vajzës së tyre.

Ndërkaq shqiptarja ka përfunduar në spital për shkak të traumave që ka pësuar në kokë dhe ku do të qendrojë për dy javë./a.k/noa.al/