Transmetuar më 21-09-2017, 19:24

Një grup shkencëtarësh amerikanë po projektojnë që të rikthejnë njeriun e vdekur në jetë.

Ajo që ne kemi parë vetën në filmat horror apo fantashkencë duket se po merr jetë në realitet.

Shkencëtarët amerikanë kanë nisur të testojnë projektin që do të thoshte revolucion në jetën tokësore.

Qeveria amerikane i ka dhënë aprovimin shoqërisë “Biotech Bioquark”, për të përfshirë dhe mundësinë e rekrutimit, me leje speciale të marrë nga familjet.

Në projekt do të përfshihen 20 pacientë klinikisht të vdekur për shkak të një goditjeje cerebrale.

Procesi i terapisë, nga stimulimi nervor te injektimi, do të zgjasë disa muaj.

Gjatë kësaj periudhe, subjektet do të monitorohen përmes ekraneve cerebrale për të verifikuar shenjat e një “rigjenerimi” të mundshëm.

A do të ketë sukses ky projekt? Do të shohim në muajt apo vitet në vazhdim./a.k/noa.al/