Transmetuar më 21-09-2017, 18:06

Ndarja e koreografit Albi Nako me bashkëshorten e tij balerinë Klaudia Pepa bëri shumë bujë.

Vetëm disa muaj pas divorcit koreografi i njohur Albi Nako i ftuar sot në emisionin “Rudina” në ‘Klan’, ka folur për herë të parë për ndarjen nga Klaudia.

Gjatë një inserti të transmetuar Albi u përlot duke parë disa nga momentet më të bukura me ish partneren e tij pasi siç e theksoj dhe ai vetë nuk ishte i përgatitur për të folur mbi këtë temë.

I pyetur për mënyrën se si Albi e ka përballuar divorcin në momentin e parë ai u shpreh se ka qenë një periudhë e gjatë që çifti ka menduar për ndarjen, nuk ishte vendim i nxituar.

Madje Albi tha se Klaudia i ka kërkuar atij të shtonin familjen e tyre duke sjell në jetë një fëmijë por ai duke menduar për karrierën e saj nuk ka pranuar.

“Për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, për mua është e rëndësishme personi në jetën tonë ti lemë mirënjohjen dhe kujtimin e mirë gjithmonë”, tha ai.

Më tej Albi shtoi se “Klaudia ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”.

Nga ana e saj balerina i dërgoi një video-mesazh ish-bashkëshortit ku shprehte mirënjohjen dhe dashamirësinë e saj, ndërkohë që përshëndeti edhe familjen e Albit.