Transmetuar më 21-09-2017, 17:28

Hapet parku i parë dedikuar personave që rrinë krejtësisht të zhveshur. Bëhet fjalë për hapësirën e parë për natyralistët, dedikuar personave “alergjikë ndaj veshjeve” në Bois de Vincennes, të Parisit.

Ideja sipas protagonistëve, është që të njihen të gjithë personat që praktikojnë nudizmin në Francë dhe që të kenë një hapësirë të dedikuar.

Bëhet fjalë për një eksperiment të përkohshëm, i cili do të zgjasë deri më 15 tetor.

Kështu që në 7300 metër katrorë mund të shijojnë lirisht dëshirën për të qëndruar pa rroba, pa u kërkuar askush llogari.

Parku në fjalë është shumë pranë qendrës së kryeqytetit francez. /a.y/noa.al