Transmetuar më 21-09-2017, 15:28

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot Ferdinand Rukon, duke e shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij.

52- vjeçari fierak i akuzuar për vrasjen e gruas së tij Liljana Ruko, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, duke u dënuar me 35 vite burg.

Ky vendim vjen pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, pasi i pandehuri shprehu pendesë për krimin.

Krimi i cili tronditi mbarë vendin ndodhi në dhjetor të vitit 2016.

Pas një debati me bashkëshorten Ferdinand Ruko, e hodhi të shoqen 43 vjeçe, nga dritarja e banjës së katit të katërt në banesën e tyre në lagjen “Kryengritja” në Fier. /a.y/noa.al

50 krimet më monstruoze që kanë ndodhur në Shqipëri nga 1990 deri në 2016

Hodhi gruan të zhveshur nga kati i katërt, “arrest me burg” për të dyshuarin

Burri e hodhi gruan nga kati i katërt, dëshmitarët rrëfejnë momentet e fundit

Hodhi gruan nga dritarja pasi e dhunoi, dëshmia e fqinjëve: Ja si e njihnin Liljanën

Burri hedh gruan nga kati i katërt, pranon krimin: E rraha dhe e hodha nga dritarja