Transmetuar më 21-09-2017, 14:24

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të aplikuar për lotarinë amerikane.

Në njoftimin e saj në faqen sociale të Facebook, thuhet se aplikimet do nisin më 3 tetor të këtij viti.

Mes të tjerash ajo këshillon qytetarët shqiptarë që të aplikojnë vetëm një herë.

"Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017.

Këshilla ime kryesore për t’u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë. Tani kush ka pyetje?", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./b.l/noa.al/