Transmetuar më 21-09-2017, 14:21

Moderatori Arian Çani tregon se si humbi 35 kilogramë në pak muaj, duke rifituar pamjen që ka aktualisht.

Drejtuesi i ‘Zonë e lirë’ i cili është transformuar tërësisht, ka treguar gjatë ditës së sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” në ‘Klan’, mënyrën se si humbi peshë.

I ftuar për të gatuar në program së bashku me gazetaren Eni Vasili, Çani zbuloi se si në një vit humbi dhjetëra kilogramë.

Ai tregoi se për të rënë 35 kile, ka ndryshuar krejtësisht stilin e jetës. Ariani thotë se vrapon çdo ditë nga dy orë si dhe ka hequr dorë nga mishi i kuq dhe alkooli.

Çani ka rrëfyer se si konsumon shumë sushi dhe ushqim aziatik, por nuk e tepron me ushqimet kalorike. /a.y/noa.al