Transmetuar më 21-09-2017, 13:44

Erdhën bashkë në këtë jetë dhe ikën bashkë në të njëjtën ditë, në të njëjtin vend, pasditen e kësaj të mërkure, pranë njeri tjetrit.

Zbulohen detaje të tjera mbi ngjarjen rrënqethëse të ndodhur në Romanat të Durrësit, ku tre vëllezër trinjakë, Valerio, Alesio dhe Arturi vetëm 3 vjeç, humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Daja i tyre, duke folur për mediat ditën e sotme, tha se motra e tij i kishte lënë djemtë vetëm për pak minuta dhe vetëm pak metra ishte larguar nga banesa, kur ajo u përfshi nga zjarri.

Gruaja kishte shkuar për të çuar vajzat tek vjehrra për të mësuar të qeta, ndërsa thotë se mendohet se fëmijët kanë qenë duke lozur me shkrepëse duke i vënë flakën perdes dhe nga atje flakët janë përhapur në divan, duke përpirë dhe trupat e tyre.

“Krevati ishte bërë shkrumb. Zjarrfikësja ndërhyri shpejt, por nuk mundi të bënte gjë. Dëmet nuk janë asgjë përpara asaj që humbëm. I ati punon, kurse e ëma kujdesej për fëmijët”, është shprehur Hamdi Çela.

Mësohet se banesa ku ndodhi tragjedia është mbyllur, ndërsa ceremonia e rastit po bëhet në banesën e gjyshërve nga babai.

Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa trupat e vogëlushëve u gjetën të shkrumbuar. /a.y/noa.al

Zbardhet ekspertiza: Tre vogëlushët 3 vjeçarë ishin asfiksuar dhe më pas djegur

Trinjakët që vdiqën mes flakëve, fjalët e nënës pas tragjedisë: Dashuri e 3-fishtë

Pamje të trishta nga tragjedia me 3 fëmijët e vdekur në Durrës

Tragjedi me tre fëmijë të vdekur në Durrës, u dogjën të vetëm në shtëpi

Detaje të reja nga tmerri në Durrës, kush janë trinjakët që vdiqën nga shpërthimi i zjarrit

Tragjedi në Durrës, banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 3 fëmijë të mitur