Transmetuar më 21-09-2017, 13:13

Theri mbesën e tij 18 muajshe dhe nisi të vrapojë rrugëve të qytetit me kokën e vogëlushes në dorë.

Mikhail Elinsky, një burrë 42 vjeç nga Rusia, prej pak kohësh kishte dalë nga një spital psikiatrik, kur sulmoi vogëlushen dhe nënën e saj.

Burri i qëlloi të dyja këtë të martë, ndërkohë vogëlushes i preu kokën. Pamjet e këtij momenti u shpërndanë në rrjetet sociale, ku burri shihet teksa vrapon në rrugët e qytetit të Astrakhan me kokën e foshnjës së dorë.

Agjentët në fund e plagosën dhe arritën ta ndalojnë, por gjeti vdekjen pak më vonë në spital, shkruan noa.al.

Mësohet se burri kishte vrarë më herët edhe një grua, madje ekspertiza psikiatrike e kishte deklaruar të paaftë mendërisht dhe e kishte shtruar në një spital psikiatrik.

Nëna e vogëlushes së vrarë është motra e 42-vjeçarit, e cila iu ishte lutur autoriteteve që të mos e lironin, për shkak të veprimeve të tij agresive.

Ajo arriti ti mbijetojë sulmit, ndërkohë që është në gjendje shoku nga ajo që ka kaluar. /a.y/noa.al