Transmetuar më 21-09-2017, 12:44

Klaudia Pepa ka realizuar një video baleti modern pas një kohe të gjatë që nuk e kishim parë si balerinë. Sigurisht sa herë vendos ta bëjë këtë, i impresionon të gjithë.

Edhe këtë herë i tillë ka qenë efekti. Shumë urime, shumë të mrekulluar nga aftësitë e saj, shumë përgëzime. Edhe nga Albi Nako, ish-bashkëshorti i saj.

Në verë u bë e ditur që çifti i baletit ishin ndarë. Megjithatë ata, edhe pse nuk dihet sa miq kanë mbetur, kanë mbetur artistë.

Ish-mësuesi dhe ish-koreografi i saj e ka uruar Klaudian për këtë video që mban për titull shkronjën e parë të emrit të balerinës, K. "Paç fat", i shkruan ai duke e shoqëruar urimin me flakë, siç është Klaudia në këtë video.

Nuk mungon edhe përgjigjja e ish-nxënëses dhe balerinës së tij, e cila i kthen një fytyrë me zemra.

Historia e dashurisë midis koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa u konfirmua nga vetë çifti para disa muajsh ku us hprehën se prej më shumë se në viti nuk janë më bashkë.

Sipas tyre, shkaku se përse i kanë dhënë fund martesës është distanca e madhe, por kanë theksuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim, si edhe po vijojnë me zbatimin e projekteve personale por në drejtime të ndryshme.

Albi gjihmonë ka qenë një mbështetje e madhe për karrierën e Klaudias, e cila arriti një sukses shumë të madh në Itali duke u spikatur si një nga balerinat më të mira.

Klaudia tashmë jeton në Itali dhe ka vendosur që ta ndërtojë atje jetën e saj pasi ka hapur edhe një shkollë baleti me emrin e saj. /b.l/noa.al/