Transmetuar më 21-09-2017, 11:47

Një dado në Namibi është duke u përballur me akuzën e abuzimit të fëmijëve pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa përplaste në krevat një fëmijë nëntë muajsh, për të cilin paguhej për t’u kujdesur.

Video është kapur nga një kamera në dhomën e foshnjës, në të cilën shfaqet dado që përplas beben në krevat si të ishte kukull.

31-vjeçarja Annemarie Theron dhe bashkëshorti i saj, Johan, u bënë dyshues për Nicolin Hoeses pasi gjetën plagë të mistershme në qafën e vajzës së tyre, e cila gjithashtu dukej e "frikësuar" nga dadoja e saj.

Theron shprehet se vogëlushja “qante dhe bërtiste” teksa dadoja e përplaste me forcë mbi krevat foshnjën nëntë muajshe Laila. "Kam parë pamjet e dhunës ndaj foshnjës sime, kur kishim vetëm pak orë që kishim instaluar kamerën”, tregon nëna e bebes.

Pas videos prindërit e vogëlushes njoftuan policinë të cilët arrestuan dadon gjatë premtes. Ajo u paraqit në gjykatë të hënën për tu përballur me akuzat për abuzimin e fëmijëve, sulmin dhe tentativën për vrasje. /b.l/noa.al/