Transmetuar më 21-09-2017, 10:41

Tetë persona kanë rënë në pranga të policisë mes tyre 5 inspektorë të AKU-së dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin.

Në lidhje me një video të shfaqur në emisionin investigativ "Stop", ku u shfaqën ambientet e një fabrike të prodhimit të pijeve të ndryshme u arrestuan Syrri Caku, 70 vjeç, banues në Shkodër, Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër, Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: Xhevat Kasemi, 53 vjeç, banues ne Shkodër, i proceduar dhe i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin, si punonjës të subjektit “Briland” me administrator Xhavit Kasemi, kanë prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin.

Gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Fallsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu u bë  ekzekutimi Urdhrit të Prokurorisë Rrethit Shkodër për ndalimin e shtetasve: Hilmi Erkoçaj, 65 vjeç, banues ne fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër.

Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër, Elvis Rraboshta, 32 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale në A.K.U. Shkodër.

Adnan Gradeci, 50 vjeç, banues në  Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër, Edmond Fortuzi, 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektorë të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër,

Shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur procesverbale fiktive në subjektin “Briland”, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjienës e në mëndë të kundraligjshme. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.