Transmetuar më 21-09-2017, 09:46

Claressa Coleman, një grua e martuar që jeton në Arkansas, ka kaluar një makth të vërtetë, i cili nisi me 26 korrik. Ajo ishte duke fjetur në shtrat, përkrah bashkëshortit kur ndjeu pickimin prej insektit.

Duke menduar se ishte një mushkonjë, ajo fjeti gjumë sërish, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Në mëngjes gruaja pa shenjën mes shpatullave dhe krahut të djathtë, por pavarësisht kësaj shkoi në punë.

Kur mbërriti në zyrë nisi që të kishte dhimbje të forta në stomak dhe të vjella. Shefi e dërgoi në shtëpi, por të vjellat i ishin shtuar dhe Claressa përfundoi në spital.

Analizat treguan se gruaja ishte pickuar nga merimanga helmuese dhe jeta e gruas është ende në rrezik.

“Fillimisht isha fobike ndaj merimangave dhe tani po vuaj terrorin prej tyre”, është deklarata e 29-vjeçares që rrezikon të vdisë nga pickimi i këtij insekti.

Merimanga i ka shkaktuar të resë infeksion të rëndë dhe po i shkatërron organet jetësore. /b.l/noa.al/