Transmetuar më 21-09-2017, 08:26

Ky vit duket se ka qenë vërtet i suksesshëm për Fotininë dhe Danjelin. Pasi gjetën dashurinë në Big Brother, çifti duket se ka hapur një biznes me paratë që fituan nga kjo lojë.

Brenda shtëpisë, ata ishin shprehur se nëse do fitonin do blinin një shtëpi dhe do të hapnin një biznes.

Dhe mesa duket planet e tyre po bëhen realitet. Ka qenë Danjeli ai që ka postuar një foto nga një lokal në Instragram dhe shkruan "Biznesi është biznes". Tani presim të shohim shtëpinë e tyre.

Çifti i njohur u martuan brenda shtëpisë së Big Brother, dhe tashmë kanë paralajmëruar se do të bëjnë dhe një dasmë të dytë për të gëzuar familjarët e tyre.

Më herët përmes një video live në Insgram Danjel dhe Fotini kanë treguar se në muajin nëntor do të organizojnë dasmën e dytë. Të presim. /b.l/noa.al/