Transmetuar më 21-09-2017, 08:10

Bota e fëmijëve është më e plotë dhe më e magjishme kur ata janë të shoqëri të kafshëve shtëpiake.

Prandaj, prindër, nëse i keni mundësitë financiare, që shtëpinë tuaj ta pasuroni me kafshë, mos u mendoni dy herë, sepse, fëmijët tuaj do të jenë shumë më të lumtur. Qen apo mace kjo s’ka rëndësi, ata gëzojnë të njëjtën dashuri nga familjet që adaptohen.

Por marrja e një kafshë shtëpiake përveç kënaqësisë shpirtërore, ka dhe shumë efekte pozitive, prania e tyre mund të kurojnë apo parandalojnë sëmundje si depresioni, alergjitë dhe sulmet në zemër.

E jo vetëm kaq, sipas një studimi 12 vjeçar nga Universiteti i Wisconsin-Madison rezultoi se fëmijët që jetonin me kafshë që në tre vitet e para të jetës, ishin më pak të rrezikuar të prekeshin nga astma.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Shtetet e Bashkuara, mbi 8 për qind e fëmijëve nën moshën 18 vjeç vuajnë nga astma.

Mirëpo nëse një fëmijë para moshës 3 vjeç bashkëjeton me një qen apo mace, mundësitë janë shumë të larta që kjo sëmundje të mos shfaqet. /b.l/noa.al/