Transmetuar më 21-09-2017, 07:26

Një foshnje i porsalindur në shtetin e Uttar Pradesh të Indisë që ka lindur me deformime të mëdha në fytyrë është cilësuar nga banorët e zonës si alien. Foshnja lindi pa veshë, hundë dhe me sy të dalë.

“Sytë e tij ishin të kuq dhe të mëdhenj. Ai nuk ka hundë, as veshë. Kam bërë lindje natyrale sepse nuk munda të shkoj dot në spital.

Isha shumë e emocionuar që ta shihja, por kur pashë fytyrën e tij nuk mund ta besoja. Nuk kisha parë kurrë një beve të tillë më parë”, shprehet nëna e foshnjës, Karshima.

Që kur foshnja lindi, banorët e fshatit kanë ardhur në shtëpinë e tij për ta parë. Por But Arshad, babai i fëmijës, me profesion bojaxhi, tha se ky është vullneti i Zotit dhe se është optimist se mund ta ndihmojë fëmijën e tij që ta mbajë gjallë për aq kohë sa mundet.

 “Zoti e solli atë tek ne. Ne nuk do ta braktisim, por do kujdesemi sa të mundemi që ta mbajmë gjallë. Foshnja ka gjymtyrë të shëndetshme dhe mjekët besojnë se ai do të jetojë”, tha Arshad.

Arshad dhe Karishma, prindër edhe të një vajze 2 vjeçare, shpresojnë tek një mrekulli, që djali i tyre të jetojë. /b.l/noa.al/