Transmetuar më 20-09-2017, 23:03

Ndonjëherë ndiheni sikur lajmet rreth shëndetit janë shumë dërmuese.

Ne do t’ju tregojmë saktësisht se çfarë ju duhet të dini – dhe si mund t’ju ndihmojë të bëheni një njeri më i shëndetshëm dhe më i lumtur.

Shkenca tregon se një numër faktorësh përcaktojnë lumturinë tonë: rrethanat tona, biologjia jonë, pritjet tona. Por kërkimet e reja tregojnë se ka një çelës për lumturinë që shumica e njerëzve nuk e marrin parasysh: Si i përpunojnë emocionet negative.

Studimi përdori një sërë eksperimentesh për të parë lidhjen midis mirëqenies së përgjithshme dhe nëse njerëzit pranojnë apo jo emocionet negative.

Për eksperimentin e parë, më shumë se 1000 pjesëmarrës u udhëzuan të plotësojnë anketat që vlerësojnë kënaqësinë e tyre të jetës, simptomat e depresionit, simptomat e ankthit, ndërgjegjja, numri i ngjarjeve të vështira dhe më shumë.

Ata zbuluan se kur njerëzit pranonin ndjenja negative, ata ishin psikologjikisht më të shëndetshëm.

Për të vërtetuar më tej këtë eksperiment, studiuesit kishin anketuar 160 gra, gjysma e të cilëve kishin përjetuar një stres të madh brenda gjashtë muajve të fundit, ose përfunduan një detyrë stresuese, shkruan Sovrani.info. Rezultati ishte i ngjashëm: Gratë që pranonin ndjenjat e këqija/negative ishin më të shëndetshme mendërisht.