Transmetuar më 20-09-2017, 18:47

Për lidhjen e tyre është folur shpesh megjithëse kanë qenë aludime, por të dy protagonistët, Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha, kurrë nuk e kishin bërë publike dashurinë e tyre.

Edhe pse janë të dy personazhe shumë të njohur për publikun shqiptar, në dakordësi me njëri- tjetrin ata kanë vendosur që ta mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes së portaleve për të njëjtën arsye.

Gjatë një interviste tek Rudina, Çiljeta është shprehur se të qenurit në qendër të vëmendjes së portaleve për të nuk është aspak diçka e bukur, pasi i “druhet” abuzimit që mund të bëjnë me dashurinë e saj.

“Jo se kam frikë apo se është diçka që s’duhet ta them, thjesht jemi të dy shumë hermetik sepse dashuria është e shenjtë. Nuk na pëlqejnë të jemi gjatë gjithë kohës në portale. Të jesh në portale nuk është shumë e bukur sepse ato abuzojnë.

Duke qenë se jemi të dy personazhe publike, e kemi paksa të vështirë për ta mbrojtur këtë unitet, por fundja fundja në fund të ditës ne jemi njerëz të thjeshtë.

Unë jam nënë e përkryer për djalin e tij, ashtu si kurse edhe ai për fëmijën e tij. Kemi zgjedhur këtë sepse jo të gjithë e shohin dashurinë me syrin e bukur. Fatkeqësisht në këtë vend mbizotëron negativiteti”, shprehet Çiljeta. /b.l/noa.al/