Transmetuar më 20-09-2017, 18:32

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Tre fëmijë të mitur kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies së zjarrit në banesën e tyre.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30, në Romanat në banesën private të shtetasit G.K., e cila është përfshirë nga flakët për shkaqe ende të panjohura.

Fatkeqësisht brenda në banesë në ato momente kanë qenë 3 fëmijët e mitur meshkuj, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se e ëma e fëmijëve kishte dalë jashtë banese në ato momente, ndërsa kur është kthyer ka parë që banesa kishte marrë flakë dhe nuk ka mundur dot të bëjë asgjë për të shpëtuar tre djemtë e saj.

Policia dhe grupi hetimor të cilët ndodhet në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen  e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/

Në pamjet e publikuara nga portali DurrësLajm shikoni pamje nga vendngjarja