Transmetuar më 20-09-2017, 15:47

Ajo që në fillim nisi si një lojë, ku macja kërkonte kartëmonedha përtej xhamit tek një zyrë në Tusla të Oklahomas, është kthyer në biznes bamirësie.

E gjithë kjo është meritë e pronarit të shoqatës së bamirësisë, zotit Sir Whines-A-Lot. Ky është emri i felinit që shkon në mëngjes për të punuar dhe gjen përballë derës kartëmonedha të dhënë nga njerëz të ndryshëm.

Ishte një telekamerë ajo që zbuloi atë që po ndodhte. Kur kartëmonedhat u bënë një shumë e konsiderueshme, u vendos që ato të shkonin për të pastrehët e qytetit.

Macja që ha kartëmonedha është maskota e shoqërisë së marketingut GuRuStu e Stuart McDaniel.

“Një ditë gjeta dollarë në portën hyrëse të zyrës dhe kur kjo gjë vazhdonte që të ndodhte, ne vendosëm të bënim një provë”, tha McDaniel.

Vendosëm një kartëmonedhë tek dera dhe Sir Whines-A-Lot erdhi si rrufe dhe e mori. Macja “Robin Hood” ka edhe një faqe në Facebook, të gjithën për vete, “CASHnip Kitty” dhe fama e saj tashmë është përhapur edhe tek personazhet e botës së spektaklit. /b.l/noa.al/