Transmetuar më 20-09-2017, 14:43

Ai fitoi famë në sajë të zërit melodioz dhe baladave romantike të kënduara, ndërsa prej më shumë se një viti këngëtari Erik Lloshi, është në një lidhje me të  dashurën e tij modele, Jola Progri.

Por kohët e fundit është përfolur në mediat rozë se këngëtari është ndarë nga e dashura e tij.

Dyshimet erdhën pasi çifti kishte fshirë çdo foto të tyren së bashku, në rrjetet sociale. Gjithsesi sot Eriku përmes një postimi në Instagram ka sqaruar gjithë të vërtetën.

Ai madje akuzon portalet se ndajnë një njeri me zor nga partnerja.

"Këta përfundimisht janë shumë qesharakë dhe injoranta. Këta të ndajnë me zor mo vëlla hahah. Shumë turp për medjat që na rrethojnë", shkruan Eriku.

Qysh nga nisja e lidhjes me të, këngëtari ka dalë publikisht duke shprehur ndjenjat që ndjen për brunen bukuroshe. /b.l/noa.al/