Transmetuar më 20-09-2017, 14:29

Para se të hynte në ujë i qetësoi të gjithë, ishte i bindur se me fuqitë e tij mbinatyrore do arrinte që të kontrollonte krokodilët dhe do i mbante larg.

Natyrisht asgjë nuk mund të ndalonte tërbimin e krokodilëve, të cilët e shqyen për vdekje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kutai Kartanegara të Indonezisë, ku burri hyri për të gjetur trupin e një personi me emrin Arjuna, i cili ishte vrarë pak orë më parë nga krokodilët.

Viktima ishte i bindur se mund t’i neutralizonte krokodilët, ku siç shihet në videon më poshtë, fillimisht u hodh në lumë dhe nisi të notojë, ndërsa në pak çaste një krokodil e tërhoqi në ujë dhe nuk e la të dalë më.

Shefi i policisë Fadillah Zulkarnaen, tha se të dy trupat u gjetën mbrëmjen e së dielës. /a.y/noa.al