Transmetuar më 20-09-2017, 13:19

Një vajzë 15-vjeçare u qëllua me plumb në fytyrë, rrugës teksa po shkonte në shkollë.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Foggiano të Italisë, ndërsa i dyshuar është një burrë i cili mendohet se është ish i dashuri i nënës së vajzës.

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Nga sa bëhet e ditur, vajza kishte dalë nga shtëpia rreth orës 07.30 të së martës për të shkuar në shkollën që frekuentonte.

Rrugës asaj i doli përpara një person i cili e qëlloi në fytyrë me armë zjarri. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e njihte agresorin, i cili e ndaloi në rrugë për ta qëlluar. /a.y/noa.al