Transmetuar më 20-09-2017, 12:59

Një grua ka sjellë në jetë një fëmijë, për të cilin mjekët fillimisht dyshuan se bëhej fjalë për kancer në vezore, 7 vjet pasi kishte hyrë në menopauzë.

Pasi ndihej e fryrë, e lodhur dhe e pafuqishme për disa muaj, Tess Morten, 47 vjeç shkoi të vizitohej dhe mjekët nisën të dyshonin për më të keqen, por në fakt rezultoi se ishte 3 muaj e gjysmë shtatzënë.

“Kur mjekët më treguan bebin në eko, isha e trembur, e emocionuar dhe e çuditur. Prej 7 vjetësh kisha hyrë në menopauzë dhe nuk e dija që kjo gjë mund të ndodhte. Ndihem e bekuar”, është shprehur 47- vjeçarja.

Ekspertët besojnë se ovulacioni i saj mund të ketë rifilluar nga barnat e HRT që ajo po merrte për shkak të menopauzës.

Kryetari i Shoqatës Britanike të Fertilitetit, Adam Balen, tha: “Nuk kam dëgjuar për atë që ndodh shtatë vjet më vonë. Është e mrekullueshme”

Ka pasur disa raste të mëparshme të grave, të cilët kishin kaluar në një menopauzë të hershme, duke mbetur shtatzënë ndërsa ishin në HRT.

Dr Geeta Nargund, kreu i mjekësisë riprodhuese në Spitalin e Shën Gjergjit, Londër, më parë tha për Daily Mail: “Ka raste të rralla të ovulacionit spontan për gratë në HRT. Në të kaluarën kemi parë që kjo ndodhë me gratë që kanë kaluar më herët në menopauzë”. /b.l/noa.al/