Transmetuar më 20-09-2017, 12:39

Një pako e dyshimtë ka alarmuar policine e Londrës, duke bërë që të evakuohet një pjesë e “Liverpool street” dhe “Mooragte”

Zyrtarët e armatosur dhe ekipet antieksploziv dhe me qen u panë duke patrulluar në këto dy zona.

Dëshmitarët thanë se trenat po funksiononin normalisht, por rrugët pranë stacioneve ishin të mbyllura.

Alarmi mbetet në nivel të lartë, pasi koht e fundit Londra është përfshirë shpesh nga sulme terroriste.

Vetëm pak ditë më parë Londra u trondit nga shpërthim me bombë në një vagon metroje, ku 29 persona mbetën të plagosur. Përgjegjësinë e këtij sulmi e mori Shtetit Islamik.