Transmetuar më 20-09-2017, 11:14

Me qindra lodra seksi janë mbledhur në mënyrë të mistershme në një plazh në Itali, ku fëmijët janë ndaluar nga autoritetet që të lahen nga këto zona.

Bëhet fjalë për plazhin e Camaldoli, pranë Napolit.

Ato u zbuluan nga vullnetarë të shokuar të shoqatës “Licola Mare Clean Association”, të cilët janë angazhuar për mbajtjen e bregut pastër.

Një vullnetar tha se, “Kur i pamë nisëm të qeshnim, nuk kishim çtë bënim tjetër”.

Presidenti i shoqatës, Umberto Mercurio, tha se për shkak të rrymave të detit shumë mbeturina përfundojnë shpesh në brigjet e bukura.

Gjatë viteve, rrymat lokale kanë sjellë mbeturinat të shumta në plazhin e Camaldoli, madje edhe kafshë të ngordhura.

Por për vullnetarët kjo është hera e parë që penisat plastikë, shuihen në breg të detit, duke mbetur të shokuar.

Ky zbulim i bërë fundjavën e lënë pas, ka bërë që aturitetet të ndalojnë fëmijët të lahen në këtë zonë. /a.y/noa.al